“Ekspozita do të jetë e hapur, për aderuedit e shpendēve dhe qytetarët prizrenas gjatë gjithē ditës në Sheshin e Dëshmorëve, kurse nga nesër, e deri me 12 tetor do të qëndroj në #Abi Çarshia#, tha për InLajmin Sefer Susuri, organizator i ekspozitēs.
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shpendëve Migrues, sot në sheshin e Dëshmorëve në Prizren, është hapur ekspozita e fotografive ”Shpendët migrues”, nga Organizata mbarëkombëtare e fotografëve WAPH, (Wildlife Albanian Photographers). Hapjen e Ekspozitēs e bĕri Arian Mavriqi, themelues i WAPH cili shprehu kënaqēsinë që për herë të parë në Prizren, po hapet një ekspozitë e tillë.


“Wildlife Albanian Photographers përbëhet nga fotografë profesionist dhe pasionantë nga trojet gjitha trojet tona, të cilët angazhohen në ngritjen e vetëdijes qytetare, që pos mbrojtjes së flores e faunës, të njihen edhe me shpendët dhe t’i mbrojme nga zhdukja. Përmes kësaj ekspozite, ku sot prezantohen 30 punime artistike të fotografëve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova, synojmë t’i promovojmë vlerat tona kombëtare, në veçanti të specieve nē natyrë të cilat po rrezikohen, e që me angazhimin e organizatĕs, si dhe me njē perkrahje më tē madhe të Institucioneve tona t’i mbrojmë këto vlera theksoi Arian Mavriqi”.
Organizatorët si dhe qytetarët që ishin prezentë në hapjen e kësaj ekspozite, i përshëndeti edhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport në Prizren, Emilia Rexhepi, duke e vlerësuar të rëndësishme këtë ngjarje, dhe shprehu gadishmërinë që nga viti i ardhshëm, kjo ekspozitë të jetē tradicionale dhe se do të përkrahet edhe nga Komuna e Prizrenit dhe Drejtoria që ajo e udhëheq.

Edhe folĕsit tjerë, Ardian Koçi, drejtues i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Besnik Hallaqi nga Qarku i Kukësit, Besim Jakupi, njëri ndēr themeluesit e Wildlife Albanian Photographers, Sefer Susuri, organizator i ekspozitës, i inkurajuan fotografët që të vijojnë me punën e tyre në promovimin e mëtejmë të pasurive natyrore dhe vlerave tona të shumta, veçmas në mbrojtjen shpendëve që janë në zhdukje. Osman Goranci/InLajmi/




















