Policia e Kosovës me të marrë njoftimin se gjendet një veturë e dyshimtë në Magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë ka dalur në vendin e ngjarjes, ku është duke i kryer të gjitha kontrollët në veturën e dyshimtë si dhe objektin përreth të AKI-së, raporton InLajmi
Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.
Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. /InLajmi/