Një person në Skenderaj gjeti dje mbetje mortore në oborrin e tij, i në Polici raportoi se përderisa ishte duke hapur një kanal në oborrin e tij, ka hasur në disa eshtra të njeriut, përcjell InLajmi.
Njësia për hetimin e krimeve të luftës ka marrë disa mostra dhe me vendim të prokurorit rasti mbetet për informim derisa të verifikohen mbetjet në fjalë.
Njoftimi i plotë i Policisë i Kosovës:
Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke hapur një kanal në oborrin e tij ka hasur në disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Njësia për hetimin e krimeve të luftës ka marrë disa mostra . Me vendim të prokurorit rasti mbetet për informim derisa të verifikohen mbetjet në fjalë./InLajmi/




















