Deputeti i PDK- së, Bekim Haxhiu, e ka sfiduar Vetëvendosjen që t’i mbledh 37 nënshkrime pro mocionit kundër Qeverisë Kurti, raporton InLajmi.
“Mbledhni 37 nënshkrime edhe hajdni, na jau garantojmë 40 edhe me 61 vota rrëzohet qeveria. Nëse e keni seriozisht mbledhni 37 nënshkrime, nëse nuk e keni për kalkulime e populizëm.”, ka thënë Haxhiu në Kuvend.
Ditë më parë, shefi i grupit parlamentar të PDK- së, Bedri Hamza e kishte bërë të njëjtën ftesë./InLajmi/