Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita” ka organizuar një diskutim kushtuar Muajit të Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, raporton InLajmi.
Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë ky takim duhet të jetë sinjal dhe zotim që këto data të shërbejnë si luftë kundër kancerit të gjirit.
Kryetarja e komisionit për Shëndetësi Albena Reshitaj e ka konsideruar të qëlluar takimin i cili ka një qëllim të përbashkët, luftimin dhe sëmundjes së kancerit të gjirit.
Reshitaj ka thënë së është e vetëdijshme se që nga paslufta sektori i shëndetësisë nuk është trajtuar seriozisht.
Ajo poashtu u zotua se do jetë zëri i grave jo veç një muaj por për çdo kohë./InLajmi/