Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të raportojë në Kuvend për 100 ditëshin e qeverisjes së tij, përcjell InLajmi.
Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Hoti do të raportojë para ligjvënësve nga përballja me pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Seanca ku do të raportojë kryeministri do të nisë në ora 11:00./InLajmi/