Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë, raporton InLajmi.
Diplomati grek do të zhvillojë takim edhe me ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Dendias ka dhënë sinjale “të forta” se Greqia do ta njohë Kosovën./InLajmi/




















