Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI-së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë.
Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore, raporton Gazeta Express.
Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.