Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur sot për mundësinë që ambasadorja e Kosovës në SHBA, të bëhet presidente e Kosovës.
E ftuar në emisionin Frontal në T7, Hoxha ka thënë se Çitaku është një aset i çmuar i PDK-së.
Duke mohuar që në strukturat e PDK-së është folur për të që ajo të bëhet presidente, Hoxha ka thënë se Kosova do të krenohet me Çitakun si presidente.
“Mua më gëzon fakti nëse bëhet presidente, është grua e zonja, është grua ku Kosova mund të krenohet ku do që prezantohet, qoftë si ambasadore, qoftë si politologe qoftë si deputete kur ka qenë por edhe qoftë si presidente”, ka thënë Hoxha,