Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për humbjen 2:1 nga Maqedonia.
Challandes e pranon që pjesa e parë ishte më e mirë, por në të dytën gjërat ndryshuan.
”Pranuam gola të lehtë. Ishim të pafat në golin e parë që pësuam. Por unë duhet të jetoj me këtë situatë. Goli i dytë ishte një ndërprerje shumë e mirë nga kundërshtari, një gol që ndodh në futboll. Pjesa e parë ishte e mirë, kemi luajtur futboll, kemi luftuar sepse ishte një ndeshje shumë e fortë. 2:1 pas pjesës së parë ishte një problem. Në pjesën e dytë u munduam të provokonim kundërshtarin, anën defanzive me tepër sulmues, por nuk ishte e duhura. Kemi humbur në organizimin e lojës. Ky ishte një defekt që na solli humbjen, i dhamë mundësinë Maqedonisë të na sulmonte në kundërsulme. Maqedonia ka luajtur më mirë se Kosova”.
Tutje ai ka deklaruar se dëshiron të mbetet trajner i Kombëtares së Kosovës.
“Po, definitivisht, në fillim kam thënë se kemi gjasë për të qenë në Play Off, askush nuk më ka besuar”, ka deklaruar Challandes, në pyetjen nëse do të vazhdojë me Kosovën, përcjell lajmi.net.
“Mos harroni nuk ishte e lehtë për ekipin tonë, jam shumë i zhgënjyer, jam trajneri”.
“Kam pasur kënaqësi me këtë ekip, jetoj me këtë ekip, jam i gatshëm për këtë ekip”