Pesë persona kanë përfunduar të lënduar si pasojë e një aksident trafiku mes tri veturave sonte në qytetin e Pejës.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ndërsa bëri të ditur se rasti ndodhi në lagjen ‘’Fidanishte’’.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Pejë, lajmi.net
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10.