Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është pyetur në Kuvend nëse e ka shkarkuar këshilltarin e tij të jashtëm, Enis Qerka, apo nëse ky i fundit ia ka kërkuar vetë lirimin nga detyra, raporton InLajmi.
Selimi ka pranuar se lirimi nga detyra i Qerkës është bërë me marrëveshje, ashtu siç kishte deklaruar tani ish-këshilltari i tij në DPT Te Fidani në T7.
“Lirimi nga detyra është bërë me marrëveshje. E kam liru nga detyra pas raportimit. Në kohën kur është emëru këshilltari, nuk ka pasë as nuk ka aktvendim për hetime apo aktakuzë; nuk ka pasë as nuk ka aktvendim apo aktakuzë”, ka thënë Selimi.
Ai ka thënë se raportimi i medias për këtë çështje e ka përmirësuar Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ka kërkuar që ai si ministër të mos akuzohet për këtë./InLajmi/