Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e përbashkët me komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, ka thënë se Kosova do të vazhdojë me reformën e agjendave evropiane, raporton InLajmi.
Ai ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit do të vazhdojë, dhe se përgjatë 4 muajve të qeverisjes, e kemi larguar nga diskursi publik.
“E sigurova komisionerin që do të qojmë përpara reformën e agjendave evropiane. Prezantojmë publikisht sot dokumentin e ri të agjendave të Reformave Evropiane 2, ku listohen obligimet, detyrat kryesore që duhet të ndërmarrin institucionet e vendit”, u shpreh Hoti.
“Në 4 muaj të qeverisjes sonë fjalën korrupsion e kemi larguar nga diskursi publik, vendosmëri të madhe në luftimin e krimit të organizuar. Aksionet që janë zhvilluara para dy jave vazhdojnë ende e do të shihni edhe tjerat në ditët në vijim në gjithë vendin, për të vendosur rend e ligj”, vazhdoi tutje.
Hoti ka thënë se lajmi i madh që e sjell komisioneri është plani i investimeve dhe Rimëkëmbje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor nga BE-ja në vlerë prej 28 miliardë euro. Prej të cilave nëntë miliardë euro janë grante që i jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Hoti ka folur edhe për Raportin e Progesit, ndërsa ka shtuar se në katër muajt e qeverisjes është larguar fjala korrupsion nga diskursi publik
“Komisioneri ka sjellë në Prishtinë një lajm fantastik, lajm shumë të madh për Ballkanin Perëndimor e Kosovën. Të planit të investimeve dhe Rimëkëmbjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerë totale prej 28 miliardë euro. Prej të cilave 9 miliardë euro janë grante që i jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Hoti duke përmendur projektet në të cilat do të investohet dhe thotë se për pak vite do të ndryshohet pamja e vendit me realizimin e tyre./InLajmi/