Gjermania sot i dhuroi Kosovës edhe 15 respiratorë, e në prezantimin e donacionit kanë marrë pjesë Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës Valbon Krasniqi, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorg Rohde, raporton InLajmi.
Drejtori i SHKUK-së, tha se ky donacion shkon në përmirësim të shërbimeve për pacientët që kanë nevojë.
“Ju e dini që gjatë kohës së pandemisë një numër i madh i pacientëve kanë pasur nevojë që të trajtohen në klinikat intensive. Këto aparatura shkojnë në funksion të përmirësimit të shërbimeve për pacientët të cilët kanë nevojë”.
Në anën tjetër ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, tha se krahas donacioneve do të bëhet edhe trefishimi i kapaciteteve të testimit.
“Ky donacion i çmuar shkon për neve është ndihmë për profesionistët shëndetësor që angazhohen mundin me përkushtimin e tyre dhe profesionizmin e tyre që ta shpëtojnë çdo jetë që përballen me COVID-19”.
Ambasadori i Gjermanisë Jorg Rohde, ka folur për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Ambasadës dhe institucioneve shëndetësorë në Kosovë.
Bile me shaka ai tha se më shpesh po e takon ministrin se gruan e tij.
“Dua të ju falënderoj për bashkëpunimin sidomos me Ministrinë e Shëndetësisë. Edhe punonjësit e Ambasadës kanë pasur rastin të tëstohen dhe në përgjithësi bashkëpunimi me Klinikën dhe Institutin”.
“Unë po takohem më shpesh me ministrin sesa me gruan time dhe kjo tregon bashkëpunimin tonë të mirë, kriza dhe kjo situatë na obligon që të jemi së bashku”. /InLajmi/