8 tetor 415 – Shën-Sofia, e djegur thuajse plotësisht nga një zjarr më datë 20 qershor 404, u rivu në shërbim të publikut.
8 tetor 1871 – Në fatkeqësinë e njohur historikisht si “Zjarri i Madh i Çikagos”, qyteti amerikan u dogj gati i tëri për 2 ditë me radhë.
8 tetor 1912 – Filloi Lufta I Ballkanike ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Lidhjes Ballkanike (Bullgari, Greqi, Serbi dhe Mal i Zi).
8 tetor 1925 – Liderët fetarë të komuniteteve hebraike dhe armene hoqën dorë nga të drejtat që u njihnin dispozitat e Traktatit të Lozanës mbi “Mbrojtjen e Pakicave”, duke shpallur besnikërinë e tyre ndaj ligjeve turke.
8 tetor 1934 – Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi ligjin që u njohu grave të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
8 tetor 1952 – Një aksident hekurudhor i rëndë në Londër, ku u përfshinë 3 trena, shkaktoi vdekjen e 112 personave.
8 tetor 1967 – Che Guevara dhe luftëtarët e tij më të besuar u kapën të plagosur gjatë përleshjeve në La Higuera të Bolivisë. Ai u pushkatua një ditë më vonë.
8 tetor 1970 – Novelisti dhe historiani rus, Aleksandr Solzhenitsyn, fitoi Çmimin Nobel në Letërsi.
8 tetor 2001 – Një reaktiv dymotorësh “Cessna” dhe një avion pasagjerësh u përplasën gjatë ngritjes në Milano për shkak të mjegullës së dendur; si pasojë gjetën vdekjen 118 njerëz.
8 tetor 2005 – Tërmeti me magnitudë 7,6 ballë të shkallës Rihter u mori jetën rreth 75.000 personave dhe la të plagosur 106.000 të tjerë në Kashmir të Pakistanit.
8 tetor 2008 – Mjeti transportues i Shkollës së Policisë në Diyarbakir të Turqisë u sulmua nga terroristët e PKK-së. Në sulm u martirizuan 5 persona dhe u plagosën 21 të tjerë, mes të cilëve 16 policë.