Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me një grup të deputeteve të Kuvendit të Kosovës, kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit, raporton InLajmi.

Ai nga aty tha se është njoftuar me sfidat dhe nevojat që ka kjo klinikë duke garantuar se do të përkushtohen që kjo klinikë të bëhet shembull në luftën kundër kancerit.

“Sot isha i ftuar për të mbështetur grupin e grave deputete, po ashtu edhe me drejtorin e kësaj klinike, i gjithë personeli shëndetësor është duke bërë një punë të madhe duke u përkujdesur për pacientët. Në këtë kohë unë u njoftova për kërkesat dhe nevojat elementare që i kanë apo nevojat që lidhen me investimet kapitale”, shtoi Zemaj.
Ministri, Zemaj ka folur edhe për situatën me koronavirus në vend, ku tha se situata me Covid është e menaxhueshme, si dhe ka kërkuar që të mbahet disiplinë nga qytetarët.
“Situata me Covid është e qetë, është e menaxhueshme duhet ta ruajmë disiplinën, që neve të na mundësohet që të ju kthehemi punëve dhe shërbimeve reale”./InLajmi/




















