Qeveria e Kosovës, ka miratuar propozimet e paraqitura nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi për shpronësimin e disa pronave me interes publik, raporton InLajmi.
Pronat janë shpronësuar në Prishtinë, pronat e ish-fabrikës së tjegullave, të cilat sipas ministrit Kuçi janë në interes të realizimit të disa projekteve për komunën e Prishtinës.
Po ashtu janë shpronësuar edhe disa prona në Drenas, të cilat do të shfrytëzohen për ndarjen e lokacionit të varrezave, tregun e kafshëve, zgjerimin e Zonës Ekonomike, si dhe ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.
Ministri Kuçi ka thënë se të gjitha procedurat për shpronësim janë ndjekur sipas ligjeve./InLajmi/