Ministri i Drejtësisë, Selim Slimi ka thënë se në dialogun me Serbinë që do të mbahet në Bruksel. çështja e parë që do të diskutohet është fati i të pagjeturve.
Ajo këto komente i bëri gjatë raportimit në Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut
Kryeministri Avdullah Hoti nuk po merr pjesë në komision, ndërsa për këtë temë ka deleguar ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.
“Me rinisjen e dialogut në Bruksel jemi deklaruar se çështja e të pagjeturve do të jetë çështja e parë, pa të cilët nuk mund dhe nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Kjo tregon edhe për përkushtimin tonë si Qeveri” tha ai.
Gjatë 3 takimeve të zhvilluara në nivel ekspertësh në Bruksel janë vendosur parimet bazë për zgjidhjen efikase të kësaj çështjeje. Në marrëveshjen në Bruksel parashihet të krijohet komision i përbashkët që do të udhëhiqet nga një përfaqësues i BE-së dhe që do të jetë përgjegjës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, shtoi Selimi ndër të tjera.
Ai shtoi se “Serbia ka informata të bollshme për vendndodhjen e të pagjeturve por ajo vazhdon ta luajë rolin e saj obstruktiv”, përcjell EO.
Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj po ashtu ka deleguar një përfaqësues nga dikasteri i saj.