Policia e Kosovës ka njoftuar se 3 pasagjerë nën kërcënimin e thikës i kanë grabit 17 euro dhe një telefon taksistit, përcjell InLajmi.
Rasti ka ndodhur dje në Lipjan.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor-taxi ka njoftuar se gjersa ka qenë duke i vozitur tre pasagjer njëri nga ta nën kërcënimin e thikës i ka grabit 17 euro dhe një celular. Sipas ankuesit të dyshuarit janë larguar me veturën Audi A3 me targa të Shqipërisë. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, njofton policia./InLajmi/