I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kujtur një debat në TV, kur me sarkazëm kishte thënë se, për koronavirusin Kosova po e përcjellë strategjinë e Suedisë, përcjell InLajmi.

“E pata thënë me sarkazëm në TV (korrik) – Kosova po e përcjellë strategjinë e Suedisë pa e vendos fare – duke mos menaxhuar fare. Suedia nuk kishte mbyll asgjë, dhe nuk ka panikuar. Përderisa Suedia e bënte këtë me vetëdije, ne ishim pa strategji” u shpreh Ahmeti në Facebook.
E sot sipas tij shtetet tjera po mbyllen ndërsa Kosova ka më pak se 10% raste pozitive në teste.

“Por, kur nuk e merr fajin në krizë, nuk mundesh as kreditin në fitore (qeveria). Njejtë, ata që shajnë në krizë duhet të lëvdërojnë në situata pozitive! (Opozita)”, shtoi ai tutje.
Ndryshe në gjithë vendin po vazhdon të bien rastet pozitive me koronavirus./InLajmi/




















