Presidenti Hashim Thaçi reagoi ndaj gjuhës, siç e quajti ai, fashiste të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili popullin shqiptar e quan “shiptari”, kontekst ky pezhorativ i përdorur nga serbët.
Mirëpo, nuk vonoi dhe erdhi kundër-reagimi i Vulinit.
“Nuk është çudi që është nervoz dhe që po përpiqet të shpëtojë duke e sulmuar Serbinë. Ai mundet të më sulmoje, por nuk mundet ta ndryshojë të vërteten se mizoritë e të ashtuquajturës UÇK janë të mëdha sa që u desh të formohej një gjykatë speciale”, tha Vulini përmes një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të ministrisë së tij, transmeton lajmi.net.
“Hera e fundit që është formuar një gjykatë speciale për organizatë politiko-ushtarake ka qenë në Nuremberg, për pasuesit e ideologjisë naziste dhe tani për anëtarët e të ashtuquajturës UÇK. Çdo ngjashmëri është e saktë dhe e qëllimshme”, potencoi Vulini.
