Punëtorët e stafit mbështetës shëndetësorë kanë protestuar para drejtorisë së SHSKUK-së, të cilët po kundërshtojnë vendimin për mos pagesë të shtesave në paga prej 300 euro, raporton InLajmi.
Ata të martën kanë bojkotuar orarin e punës për një orë, ndërsa kanë paralajmëruar protesta të tjera deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protesta kanë paralajmëruar edhe punëtorët e sektorit privat./InLajmi/




















