Kryeministri Avdullah Hoti i ka shpenzuar 8 mijë e 363 euro gjatë vizitës së tij gjashtë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më 31 gusht, kryeministri Avdullah Hoti, mori rrugë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ftesës së që mori nga Shtëpia e Bardhë.
Kështu tregojnë dokumentet e Zyrës së Kryeministrit të siguruara nga Gazeta Insajderi pas kërkesës për qasje në Dokumente Publike.
Kryeministri që në Prishtinë thotë se gjatë drekës ha sandviç – për dreka, taksi dhe gjëra të tjera gjatë vizitës zyrtare në Ushashington – i ka shpenzuar 2246 euro.
I pari i ekzekutivit i cili qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 31 gushti deri më 4 shtator, për akomodim nga buxheti i shtetit harxhoi edhe 3282 euro të tjera.
Hoti për këtë udhëtim i mori edhe 693 euro mëditje.
Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia e kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, , shkruan Gazeta Insajderi.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.