Në një vjetorin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit, Glauk Konjufca ka folur për shkarkimin e ish-ministrit Agim Veliu, raporton InLajmi.
Konjufca ka thënë se ministri Agim Veliu kishte bërë plane të fshehta me presidentin Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Për shkak të planeve të Ministrit të Brendshëm me presidentit, kryeministri nuk pajtohet me ministrin, ekzistojnë faktet që z.Kurti jo thjesht e ka shkarkuar Agim Veliun, z.Kurti ia ka kërkuar edhe një emër tjetër z.Mustafa, është shumë e rëndësishme si fakt, kam dëgjuar shumë nëpër media duke e fajësuar LVV-në apo duke u munduar pak në stilin e pyetjes tuaj a keni ditë apo jo”.
Konjufca ka thënë se tashmë nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme e se presidenti nuk po tenton që t’i marrë kompetencat e Qeverisë.
“LVV-ja është e bindur se kryeministri e ka përgjegjësi kushtetuese në momentin kur nuk pajtohet me një ministër, dhe kur këtë mospajtim nuk e konsideron të vogël dhe i cili mund të fshihet nën tepih që është fundamental për një çështje që ka interes edhe presidenti siç ishte marrja e kompetencave të Qeverisë. Tash nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme, e ka kryeministrin e vet”./InLajmi/