Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Specialja po kryen arrestime dhe po mban njerëz në paraburgim jashtë mandatit të saj, përcjell InLajmi.
Molliqaj përmes një postimi në facebook, ka thënë se nga një gjykatë paralele nuk mund të vij drejtësia, por vetëm ndryshimi i të vërtetës së luftës së UÇK-së

Postimi i plotë i tij:
Sot, së bashku me aktivistët e PSD-së, e mbyllëm Gjykatën Speciale.
Gjykata Speciale po kryen arrestime dhe po mban njerëz në paraburgim jashtë mandatit të saj kushtetues rrjedhimisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Nga një gjykatë paralele prej sistemit të drejtësisë së Kosovës nuk mund të vie drejtësia por vetëm ndryshimi i të vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së.
Kosovës i nevojitet vendosja e drejtësisë prej institucioneve të saj prandaj kjo gjykatë duhet të shkoj./InLajmi/




















