Më 24 gusht, Shala kishte njoftuar se është ftuar nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit.
Ai ka konfirmuar shkurt për KOHËN se të mërkurën do të udhëtojë për intervistë, duke mos dhënë detaje të tjera për rastin.
Gjykata Speciale ka intensifikuar punën javët e fundit. Pos intervistimeve, ajo tashmë ka nisur me seanca dhe ngritjen e aktakuzave. I pari ndaj të cilit u konfirmua aktakuza për krime lufte ishte Salih Mustafa. Pos tij, në seanca janë paraqitur edhe krerë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj për “pengim të drejtësisë”.