Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e hënë me një postim në rrjetet sociale ku i ka bërë jehonë një organizimi të Retro Albania dhe Oldtimer Kosova me paradën e makinave të vjetra në qytetin e Prizrenit, përcjell InLajmi.

“Sa bukur paska qenë dje në Prizren organizimi i përbashkët i RETRO Albania dhe OLDTIMER Kosova”, shkruan kryeministri Rama përkrah fotove të dhjetëra makinave të veçanta.


Ndryshe Prizreni njihet edhe si një vend i bukur turistik ku nuk mungojnë fotot as nga krerët e tjerë./InLajmi/






















