Një person është gjetur i shtrirë në tokë afër shkollës fillore Faik Konica në Prishtinë.
Ai dyshohet se fillimisht ishte goditur nga biçikleta. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishitinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth oës 14:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në Prishtinë, gjendet një person i shtrirë. Me të marrë informatën, rastit i janë përgjigjur njësiti policor. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se personi në fjalë (mashkull), ka pësuar lëndime pasi që i njëjti është goditur nga një biçikletë, përcjell FaktePlus.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që biçiklisti është shoqëruar në stacion policor për intervistim”.