Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratave fyese të zyrtareve serb për viktimat e luftës, Ivica Daçiq dhe Aleksander Vulin.
Përmes një postimi në Twitter Thaçi tha se deklaratat fyese të Daçiq itdhe Vulinit për viktimat e luftës në Kosovë, janë prova se Serbia nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste.
Sipas tij, veprime të tilla dëmtojnë dialogun, shkruan Lajmi.net
“Deklarata fyese të Daçiq dhe Vulin për viktimat civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviçit, janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste. Veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtimin”, ka shkruar Thaçi