Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla, ka mirëpritur deputetin grek z. Andreas Patsis me të cilin bashkëbiseduamn për avancimin e raporteve bilaterale ndërmjet të dyja vendeve, përcjell InLajmi.
“Shpreha falënderimin e Kosovës ndaj Greqisë për bashkëpunimin konstruktiv në shumë procese që ndërlidhen me aspiratën tonë Euro-Atlantike” u shpreh Haradinaj-Stublla.
Ajo shtoi se kanë konfirmuar edhe gadishmërinë dhe për të ndihmuar iniciimin e themelimit të Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Parlamentit Grek dhe Kuvendit të Kosovës./InLajmi/