150 pacientë po trajtohen për Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, përcjell InLajmi.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 79 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në Klinikën Infektive dhe në atë të Pulmologjisë, po trajtohen nga 48 pacientë. 5 të tjerë po trajtohen në Klinikën e Anestezionit dhe 3 pacientë në Klinikën e Pediatrisë.
Sipas njoftimit, 3 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 10 në CPAP, ndërsa 87 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi./InLajmi/