Një aksident ka ndodhur në Qendër të Gjakovës, tek Pallati i Kulturës, ku një veturë e tipit Mercedes, ka goditur një të moshuar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan InLajmi.
Lexuesit e InLajmit kanë treguar se një grua me veturë të tipit Jeep, e ka marrë të lënduarin dhe e ka dërguar në spital.
Sipas lexuesit ambulanca ka ardhur me vonesë në vendngjarje.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit dhe rrethanat e aksidentit
Gazeta Online InLajmi do të ju mbajë të informuar për të rejat…./InLajmi/