Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, i cili është i dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale mashtrim me subvencione, është duke vuajtur dënimin në burgun e Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
“Deputeti Etem Arifi është duke e vuajtur dënimit në Qendrën Korrektuese të Lipjani”, ka thënë Gashi për Gazetën Express.
Ndryshe, Arifi ishte paraqitur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, më 29 shtator, pasi Gjykata Kushtetuese i kishte refuzuar ankesën në të cilën kishte kërkuar që të mos vuante dënimin.