Një garë në mes dy veturave është zhvilluar sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, duke rrezikuar veturat e tjera që qarkullojnë në këtë autostradë.
Në videon e dërguar nga një lexues i Periskopit, shihet se si dy vetura ndalen në autostradë dhe pastaj bëjnë gara mes vete, duke mos menduar për pasojat që mund të shkaktohen nga veprimi i tyre, shkruan Gazeta Metro
Sipas lexuesit, veturat ishin nga diaspora, të cilët po qëndrojnë këtyre ditëve në Kosovë.