Profesori universitar, Riza Smaka konsideron se Gjykata Speciale është gjykatë uninacionale dhe është në kundërshtim me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Smaka në një prononcim për Gazeta Blic tha se gjykata është dashur të themelohej në Kosovë njejtë siç e ka themeluar Kroacia e Bosnja, ai konsideron se juridikisht kuvendi mund ta shfuqizojë këtë gjykatë por kjo nuk do ishte zgjidhje e mirë politikisht dhe ndërkombtarisht.

U themelua me marrëveshjen që e miratoi Kuvendi i Kosovës, unë isha kundër sepse është në kundërshtim me mbrojtjen themelore të të drejtave të njeriut dhe është gjyaktë uninacionale që nuk ka në botë, nuk ka pasë dhe nuk besoj që ka me pasë, nuk iu referua persektuimeve penale të kryersëve të krimeve, veprave penale, kushdo qoftët, por vetëm të sqhiptarëve, është institucion gjyqësor i paparë e i paparecedentë, por kuvendi e ka themeluar, ka qenë dashtë që na ta themelonim një gjykatë si Kroacia, Bosnja e Serbia, por kjo nuk ndodhi, në vitin 2010 kur kërkova themelimin e saj ma morën për të madhe.
” Erdhi puna ose ta themelojmë ne ose Këshilli i Sigurimit, ishte zgjidhje më e mirë që Kosova ta themelonte, por tani juridkisht kjo mund të suprimohet nga kuvendi i Kosovës, sepse ai që e formon edhe mund ta zhbëjë, por politikisht dhe ndërkombtarisht kjo nuk do të ishte zgjidhje sepse do të shkaktonte implikime dhe trazira të mëdha me shtetet aleate, ne duhet të jemi koherent me aleatët”, deklaroi Smaka.




















