Reshjet e shumta gjatë orëve të fundit në Pejë, kanë shkaktuar vërshime në disa rrugë të këtij qyteti.

Pamjet janë pranë Mullirit të Haxhi Zekës në qytet, në lagjen “Rrokaqielli”, ku uji ka depërtuar edhe brenda në ndërtesat e Solidaritetit, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, sipas parashikimit Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot jo stabil me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh mbi vendin tonë do të mbaje edhe gjatë javës së ardhshme.





















