Në Prishtinë po shënohet 4 Tetori, e njohur ndryshe si “Dita Botërore e Ecjes”, ku Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me komunat e Kosovës, kanë organizuar një aktivitet, përcjell InLajmi.
E në këtë aktivitet ka marrë pjesë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.
“Sot së bashku me Presidentin e KOK-ut Besim Hasani, me kënaqësi mora pjesë në kampanjën e KOK-ut për promovimin e ecjes, kampanje e organizuar nga TAFISA në 160 vende të ndryshme të botes. Me shumë dashuri nga shtëpia tek sheshi ‘Skënderbe’”, ka shkruar Dumoshi. /InLajmi/