Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se është i sigurt që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,do të jetë në gjendje të mirë dhe po merr trajtimin e duhur për koronvirus.
Këto deklarime Johnson i bërë sot për BBC, ku tha se gjëja kryesore është që t’i ndjek udhëzimet e mjekëve.
“Unë jam i sigurt që Presidenti Trump do të jetë mirë. Ai ka kujdesin më të mirë të mundshëm. Gjëja më e rëndësishme për të bërë është të ndjekë këshillat e mjekëve të tij, ai ka një staf të shkëlqyeshëm mjekësor” tha ai gjatë një interviste në televizionin BBC.
Johnson kishte rezultuar pozitiv me koronavirus në fund të marsit dhe 3 net kishte qëndruar në kujdesin intensiv.