Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi, ka shkruar sërish sa i përket teksteve “skandaloze” alternative të historisë të publikuar nga CDRSEE e Selanikut, ku ndër të tjera thuhet se gratë shqiptare janë të pa arsimuara dhe konsiderohen si bagëtia e tyre, përcjell InLajmi.
Njeri nga kontribuuesit e Kosovës në këtë projektit “Projekti i Historisë së Përbashkët” është akademiku dhe historiani, Frashër Demaj, i cili në një paraqitje televizive kishte pohuar se Kosova në këtë projekt është përfaqësuar me dinjitet.
Por Gashi ka publikuar pjesë nga ky projekt, një pjesë nga këto tekstet, ku gratë shqiptare paraqiten si të paarsimuara dhe që konsiderohen si bagëtia e tyre.
“Ja me sa dinjitet është përfaqësuar Kosova: «Gratë shqiptare janë të paarsimuara, nuk flasin asnjë gjuhë tjetër dhe konsiderohen si bagëtia e tyre»./InLajmi/