Reperi nga Ferizaj, Mozzik, gjatë ditës sot ka vizituar Prekazin, ku ka pozuar pranë varrezave të familjes Jashari, përcjell InLajmi.
Në postimet që ka shpërndarë me 1.5 milion ndjekësit, artisti shtoi se duhet të ruajmë e kujtojmë historinë deri në fund të jetës.
“Në Prekazin historik! Lavdi të rënëve. Secili nga ne dhamë diçka për UÇK-në, por dikush i dha të gjitha”.
“Ruajeni historinë, kujtojeni, e duajeni atë deri në fund të jetës”, ka thënë ai.
Mozzik ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të ri “Mozzart”, të cilin e lansoi në fund të muajit korrik./InLajmi/