Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas deklaratave raciste të liderëve serbë,përcjell InLajmi.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se ata që shkaktuan tragjedi në fundshekullin e kaluar po vazhdojnë me gjuhën e njëjtë.
Postimi i plotë:
Ata që shkaktuan tragjedi në fundshekullin e kaluar po vazhdojnë me gjuhën e njëjtë. Ata tashmë e dinë se krimet që i kryen mbi popuj të pambrojtur do i shoqërojnë përjetësisht, ndërsa Kosova e lirë dhe e pavarur e ka themelin pikërisht në atë sakrificë, dhe rruga e saj e pa kthim drejt BE-së është vizion i ynë duke e ruajtur miqësinë e përjetshme me SHBA-në.
Zëri i mijëra viktimave të pafajshme duhet të zgjojë ndërgjegjen e Perëndimit dhe ta dënojë gjuhën kriminale të zyrtarëve serbë, të kërkojnë drejtësi për të pafajshmit qe u viktimizuan në fundshekullin e kaluar.

Ndryshe, ndaj deklarimeve raciste të zyrtarëve serbë sot ka reaguar edhe kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, i cili doli në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se çlirimtarët padyshim ishin në Kosovë, ndërsa kriminelët janë ende në Serbi./InLajmi/