AC Milan është duke tentuar përforcimin e skuadër edhe me një mbrojtës, para mbylljes së afatit kalimtar veror të transferimeve.
Klubi italian raportohet se ka nisur negociatat me Schalken për transferimin e lojtarit të ri turk, Ozan Kabak, i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit.
‘Rossonerët’ thuhet se kanë tashmë një marrëveshje të arritur me lojtarin dhe agjentin e tij, teksa tani mbetet të shihet nëse do arrihet një marrëveshje edhe mes klubeve.
Gianluca Di Marzio shkruan se Milani janë gati të ofrojnë 15 milionë euro për Kabak, por Schalke 04 kërkon së paku 25 milionë euro për shitjen e tij. Megjithatë, oferta e Milanit mund të rritet në 18 milionë euro, duke u shprehur të gatshëm që 3 milionë tjera t’i paguajnë në formë të bonuseve, përcjell Gazeta Metro.
Ndryshe, Ozan Kabak ka kontratë të vlefshme me Schalken deri në verën e vitit 2024.