Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të tentojë të shtyjë përpara themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, atëherë do të përballet me rezistencë dhe pakënaqësi të madhe qytetare.
Kur është pyetur nëse kjo nënkupton protesta, Haxhiu ka thënë se nuk mund të pyesin për situatën pandemike nëse rrezikohet që Kosova të ‘boznjëzohet”.

“Tash, ne jemi shumë të lumtur që është shtyrë takimi i Brukselit, për faktin se çfarëdo përpjekje e Hotit për ta jetësuar Zajednicën do të hasë në pakënaqësi dhe në rezistencë të madhe qytetare. Ne nuk mund të pyesim për pandemi, nëse neve na bosnjëzohet vendi”, ka thënë Haxhiu në “DPT te Fidani” në T7.
Sipas Haxhiut, “Zajednica” është “shtet brenda shtetit të Kosovës”.





















