Pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, ishin qytetarët ata të cilët mbetën të indijuar nga ky akt, përcjell InLajmi.
E krenarinë e tyre dhe besimin në pafajësinë e ish -luftëtarëve të luftës e kanë treguar edhe disa foto që janë vendosur rrugëve të Prishtinës.
Organizata e veteranëve ka publikuar pamje të vendeve ku janë vendosur fotografi të kreut të veteranëve, Hysni Gucatit, si dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.
Ky reagim i veteranëve vjen si mbështetje për Gucatin dhe Haradinaj që janë duke u përballur me drejtësinë në Hagë./InLajmi/