Vrasja e pronarit të “Selo Tours” në Serbi: Publikohen pamje nga shkëmbimi i zjarrit
Sonte në Novi Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vrarë pronarin e një agjencioni turistik në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.
Mediet raportojnë se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensionit turistik “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.
Portali lokal Sandzak Live ka publikuar pamje të shkëmbimit me armë zjarri, të siguruara nga kamerat e sigurisë, transmdeton Gazeta Express.
Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty.
https://www.youtube.com/watch?v=4AA2SY7dMkQ