Partia Demokratikë e Kosovës dega në Vushtrri e ka shpallur kryetarin e kësaj komune Xhafer Tahiri si “Turisti i vitit 2020”.
Sipas një njoftimi të kësaj partie Xhafer Tahiri i ka çuar tri vite dëm. Sipas atyre ai ngjan me një mashtrues tipik që sa e merr votën zhduket.
Turisti i vitit 2020 në Vushtrri shpallet Xhafer Tahiri. 3 vite të shkuara dëm e duke bërë dëm. Të ngjanë me mashtruesit tipik që sa marrin votën zhduken për mos t’i parë më. Asnjë investim serioz, asnjë shkollë, asnjë çerdhe as edhe një gurë për këtë vend”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Ata thonë se Tahiri nuk jeton në Vushtrri dhe se edhe fëmijët i shkollon në Prishtinë, përcjell Reporteri.
“Çdo ditë vije në Vushtrri nga Prishtina, këtu vetëm na e ha bukën e harxhon çajin. Nuk jeton në Vushtrri, fëmijët i shkollohen në Prishtinë. Kur ne na merr uji, e na ndalet rryma, ne jemi këtu duke i jetuar çdo ditë problemet bashkë, Xhaferi ikën në rehatin e vetë drejt Prishtinës. Ai të nesërmen vie prapë në mëngjes, si gjithmonë, si një turist. Andaj bashkë me rininë e Partisë Demokratike të Vushtrrisë vendosëm t’a shpallim Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahirin, turistin e vitit 2020”, thuhet në njoftim.