Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, sot në mëngjes ka shfrytëzuar rastin ta postojë një fotografi para shtatores së ish-kryetarit të LDK-së, njëherësh ish-president, Ibrahim Rugovës, në sheshin e Prishtinës, përcjell InLajmi.
Osmani ka shoqëruar këtë fotografi me mbishkrimin “Mirëmëngjesi” dhe simbolin e LDK-së.
Anëtarja e LDK-së ka vënë maskën me flamurin e Dardanisë, që është simbol i LDK-së.
Ndryshe kohëve të fundit kryeparlamentarja u përfol se ka marrë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje, për tu bërë pjesë e kësaj partie, gjë të cilën e mohoi vet partia dje në një konferencë./InLajmi/