Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejt presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruas së tij të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, përcjell InLajmi.

“Iu uroj shërim të shpejtë presidentit dhe zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Ndërkaq, vetë presidenti Trump ka njoftuar për rezultatin pozitivë me COVID-19.


“Sonte, Melania dhe unë testuam pozitiv për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimit menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë bashkë!”, shkruan Trump./InLajmi/


















