Sindikata e Infermierëve të Kosovës, të gjithë punëtorët shëndetësor, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese kanë protestuar me moton “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”, raporton InLajmi.
Protesta është mbajtur para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK pas sulmit ndaj një kolegu të tyre në vendin e punës nga një pacientë.
Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës tha se përmes kësaj proteste po kërkojnë që përveç objekteve ku punojnë të sigurohet edhe personeli shëndetësorë.
“Ne sot u solidarizuam me kolegun që i ka ndodhur një aksident në vend të punës dhe tashmë duhet të na sigurohet jeta në vendin e të punës”, u shpreh ai.
Ai tha se jeta jonë është në rrezik dhe kjo është alarm serioz.
“Ne kemi vetëm sigurimin e objektit, por duhet të sigurohet edhe personeli. Kolegu për 20 vjet nuk ka pasur probleme. Kjo është një alarm serioz dhe po punojmë me rreziqe. Apelojmë që të merren masa që mund të na rrezikohet edhe jeta”, shtoi tutje
Kurse sa i përket sjelljes së stafit mjekësor, ai tha se 99% e tyre sillen mirë, por kushdo që ka ankesa ato duhet që t’i deponojë te organet kompetente./InLajmi/