Një i mitur dje ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një makinë në lëvizje, ku vozitësi është arrestuar nga Policia, përcjell InLajmi.
Ngjarja ka ndodhur në Gllogoc.
Njoftimi i plotë nga raporti i Policisë:
“Fsh. Polluzhe, Gllogoc 01.10.2020 – 16:40. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë ngasjes së veturës ka goditur këmbësorin, mashkull kosovar (i mitur). Si pasojë, këmbësori nga lëndime e marra ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”./InLajmi/